Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Deputetët e rinj të 'opozitës', pelegrinët e 'kënaqësive të ulëta'
Fitim Zekthi
Është e vështirë të besohet se qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama mendojnë se, duke gjetur disa emra nga lista e PD, PS apo ndonjë partie tjetër për t'i futur në parlament, do të mund të prodhonte kështu një opozitë. Sado që të jetë zhytur në jermin që prodhon kriza politike dhe frika e rrëzimit nga pushteti është e pamundur që kryeministri të mendojë se disa nga njerëzit më periferikë të PD, LSI apo ndonjë kryetar partie kot, janë përfaqësues të opozitës.
Në qoftë se një kryeministër mendon se opozita është ajo që quan ai të tillë, atëherë kemi mbërritur në pikën ku gjithçka shenjohet semantikisht nga kryeministri, ku ai është edhe padroni dhe zotëruesi i gjuhës, edhe i shenjave, edhe i atyre që ato shenjojnë. Në këtë pikë, sloganet oruelliane që përshkruajnë një regjim ekstremist totalitar si “Liria është skllavëri”, “Lufta është paqe” apo “Injoranca është fuqi”, janë pak. Por, do të duhet që vërtet Injoranca të shihet si fuqi dhe të mos jetë thjesht një slogan.
Jo duke marrë mandatin Ylli Shehu apo Enver Roshi, jo duke u bërë deputet Kujtim Gjuzi apo Ligoraq Karamelo, apo duke shkuar në parlament një vajzë anonime, e fundit të listëts së PD apo LSI në Gjirokastër, Durrës apo Dibër, njerëz të cilët nuk përfaqësojnë asgjë, jo vetëm politikisht, por edhe sikur të futeshin në parlament anëtarë të kryesisë së PD dhe të LSI, në qoftë se këto dy parti, me anë të grupeve parlamentare dhe me anë të forumeve të tyre, do të kishin vendosur të digjnin mandatet, parlamenti nuk do të kishte opozitë.
Mënyra se si po vepron qeveria dhe kryeministri Rama është e tillë që e ka bërë shoqërinë të diskutojë mbi gjëra që, në një demokraci, do të ishin çmenduri. Si mund të jetë opozita një grup qesharak njerëzizh që dalin kundër vendimit të forumeve të opozitës, kundër anëtarësisë së saj, dhe që thonë se po diskutojnë me ndërkombëtarët, se ata nuk mund të mos respektojnë besimin e njerëzve, se ata do të përballin sfidat e vendit etj. Dhe, më kryesorja, si mund të shkatërrohet diskuri dhe të vihet kjo gjë në diskutim.
Në qoftë se dikush nga opozita, qoftë ky anëtar i rëndësishëm kryesie, apo anëtar anonim i fundit të listave, do të mendonte se vendimi për djegien e mandateve është një vendim problematik, se opozita duhet të mbajë një qëndrim tjetër, se duhet të luftojë në parlament, atëherë ai duhet ta shprehte këtë mendim dhe të respektonte vendimin e forumeve dhe anëtarësisë. Preç Zogaj është një shembull elegant i kësaj sjelljeje. Por, që ta bësh këtë duhet të kesh edhe kurajo edhe vetëdije politike. Zogaj u shpreh se nuk e pranon mandatin e deputetit, se respekton vendimin e forumeve, por ai do të donte që PD të kishte marrë një vendim tjetër.
Kushdo nga anëtarët periferikë, dhe që nuk përfaqësojnë asgjë, të listave të opozitës që ka pranuar mandatin e deputetit, duhet të pohojë që ai nuk është më anëtar i opozitës. Ai vetë nuk duhet të ndjehet një anëtar i saj. Kjo nuk do ta shpëtonte atë nga të qenit një njeri që i është nënshtruar kënaqësive të ulëta, por të paktën do t'i kursente shfaqjen qesharake si deputet i opozitës.
Le të hyjmë pak më në brendësi të arsyeve të atyre që hyjnë në Kuvend, pasi nëpërmjet tyre kuptohet më mirë qeveria dhe jo opozita. Psikologjia, filozofia dhe lami të tjera të dijes flasin për dy lloje kënaqësish. Kënaqësi të ulëta dhe kënaqësi të larta. Kënaqësitë e ulëta kanë të bëjnë me gjëra të përkohshme, të konsumueshme, të mbarueshme. Kënaqësitë e ulëta kanë prirjen ta bëjnë njeriun të jetë i varur prej tyre. Kënaqësitë e ulëta janë seksi jashtëmartesor, pija, bixhozi, paraja, pasuria, fama, të ndjerit i pushtetshëm, droga, ndjekja e epshit etj.
Kënaqësitë e larta kanë të bëjnë me arsyen, i përkasin fushës së intelektuales apo mendjes, nuk janë të konsumueshme, nuk janë të mbarueshme, nuk janë të përkohshme.
Kënaqësitë e larta e bëjnë njeriun të kërkojë drejtësi, të kërkojë dinjitet, të kërkojë dije, të marrë kënaqësi artistike, të ndihmojë të tjerët, të jetë i përgjegjshëm, të urrejë banalen, të ketë neveri për të shëmtuarën, të vlerësojë sakrificën dhe përkushtimin. Kënaqësitë e ulëta e bëjnë njeriun të mos përdorë arsyen, por instiktin, të mos përdorë mendjen, por trupin, të ndjekë epshet, të humbë sensin mes të drejtës dhe të padrejtës, mes të mirës dhe të keqes dhe, në fund, të përkufizohet nga vetë e keqja.
Kur vjen kjo pikë, e keqja e zvogëlon njeriun dhe bën që ai të humbë qëllimet e tij të natyrshme. Në këtë pikë ai dehumanizohet. Në këtë pikë ai reduktohet në diçka që nuk ka më humanitet.
Nuk ka ndonjë dyshim askush se, ata që po shkojnë në parlament dhe po marrin mandatet e deputetëve nuk janë duke ndjekur këto kënaqësi të ulëta. Shtysa e vetme e tyre janë këto kënaqësi dhe asgjë më shumë. Asnjë të mirë nuk mund të ketë politika dhe shoqëria nga ky veprim i tyre. As ata vetë.
Qeveria dhe kryeministri që e vlerëson marrjen e mandatit nga këta deputetë (në disa raste është qeveria që i shtyn ta marrin mandatin), dhe vlerëson ndjekjen e këtyre kënaqësive të ulëta prej tyre, ka zgjedhur gjithashtu të ndjekë këto kënaqësi të ulëta. Në fakt, pas gjithë kësaj është qeveria dhe kryeministri që po ndjekin këto kënaqësi të ulëta.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38