All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Deputetët gjermanë 'interpelancë' Ramës për Tahirin: E mbrojte nga arrestimi

Deputetët gjermanë 'interpelancë' Ramës për
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama nuk i ka shpëtuar çështjes ‘Tahiri’ gjatë vizitës së tij në Gjermani. Nga burime diplomatike gjermane mësohet se në seancën dëgjimore që Rama zhvilloi në Bundestag është pyetur edhe sa i takon ish-ministrit të tij të Brendshëm.

All - Paragraf - 3

Politiko ka mësuar se deputetët gjerman i janë drejtuar kreut të qeverisë duke e cilësuar si të papranueshme faktin që Tahirit nuk ju hoq imuniteti kur një gjë e tillë u kërkua nga prokuroria. “Si ka mundësi që një ish-ministër dhe deputet që i bëhen akuza aq të rënda si në rastin e Saimir Tahirit, nuk i hiqet krejt imuniteti, por mbrohet nga maxhoranca qeveritare”, mësohet ti jenë drejtuar deputetët gjerman Ramës.

Nga ana e tij, kryeministri është përgjigjur duke thënë se Tahirit i është hequr imuniteti por ky qëndrim i tij është kundërshtuar nga deputeti Thorsten Frei, raporteri për Shqipërinë i Grupit Parlamentar të CDU-së i cili ishte edhe në Tiranë pak muaj më parë.

Frei, i thanë burimet Politiko-s, se ju kundërpërgjigj Ramës duke i thënë se nuk lejoi arrestimin e Tahirit kur kjo u kërkua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. “Votimi u bë pasi prokurorët u sulmuan publikisht, gjë që është e papranueshme dhe jashtë standardit europian”, i janë drejtuar deputetët gjerman kryeministrit Rama gjatë seancës dëgjimore./Politiko.al

Të fundit