Flash News

KRYESORE

Deputetët holandezë e kanë me mazhorancën? “Mungesa e bashkëpunimit dëmton demokracinë”

Deputetët holandezë e kanë me mazhorancën? “Mungesa e

Në raportin e delegacionit holandez, që ishte në Tiranë më 6-7 maj, evidentohet edhe kriza politike që ka përfshirë vendin pas djegies së mandateve nga opozita.

Pas takimeve me Edi Ramën, Lulzim Bashën, Sandër Lleshajn, Gent Cakajn dhe Vasilika Hysin, raportuesja Anne Mulder nënvizon se nuk mund të jap nje gjykim se cila pale ka te drejte, porse mungesa e bashkëpunimit dëmton proceset integruese te vendit.

“Përfaqësuesit e zgjedhur të popullit nga dy partitë më të mëdha të opozitës kanë bojkotuar aktivitetet parlamentare dhe madje kanë dalë nga Parlamenti në protestë kundër qeverisë, e cila sipas mendimit të tyre e ka komprometuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka shkelur të drejtat e tyre parlamentare. Që atëherë, vendet e tyre janë marrë nga anëtarët e tjerë të partisë të gatshëm për të kryer detyrat e tyre parlamentare. Kjo situatë është një shenjë e marrëdhënieve të vështira politike në Shqipëri”, theksohet në konkluzionet e tyre, të siguruara nga Politiko.al.

“Pasi që kjo është një çështje e brendshme politike, raportuesi nuk mund dhe nuk do të bëjë asnjë gjykim për këtë. Megjithatë, ndarja dhe mungesa e bashkëpunimit pengon funksionimin e demokracisë. Raportuesi shpreson se do të ketë pajtim të shpejtë midis opozitës dhe partive qeveritare, ndërsa ato lëvizin përpara në zhvillimin e një vizioni të përbashkët për qeverisjen dhe demokracinë në vendin e tyre”, përfundon Anne Mulder.

Holanda eshte nje nder vendet skeptike sa i takon hapjes se negociatave. Nje muaj me para, parlamenti vendas votoi rikthimin e vizave per shkak te rritjes se kriminalitetit dhe numrit te larte te azil-kerkuesve.

Të fundit