Flash News

KRYESORE

Deputetët që mund të lenë mandatin për të garuar për kryetar bashkie

Deputetët që mund të lenë mandatin për të garuar

Edhe pse duhen disa muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, në qarqet politike dhe mediatike, kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e disa prej kandidatëve të mundshëm. Në këtë listë, e cila është ende në nivel hipoteze, janë përfshirë edhe emrat e disa deputetëve për të cilët aludohet se do të lenë mandatin e deputetit për të garuar për kryetar bashkie.

Politiko.al po sjell disa prej emrave të deputetëve aktual që po lakohen si kandidatë të mundshëm për zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të ardhshëm.

Sa i takon Partisë Demokratike, dy emrat që në media janë shenjuar si kandidatë të mundshëm të opozitës për bashkinë e Tiranës janë Dashamir Shehi dhe Jorida Tabaku. Të dy deputetë të zgjedhur në Tiranë, por që deri më tani nuk ka ende asgjë të konfirmuar.

Emri i Senida Mesit, e cila aktualisht mban postin e zëvendëskryeministres është lakuar që herët si kandidatja favorite e mazhorancës për Bashkinë e Shkodrës. Madje emërimi i saj në postin e numrit dy të qeverisë, është lexuar si një lëvizje në funksion të promovimit të Mesit për garën për drejtimin e Bashkisë së Shkodrës.

Pjerin Ndreu është përmendur disa herë se do të jetë kandidati i socialistëve për Bashkinë e Lezhës, ndërsa edhe vetë deputeti nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

Deputetja Evis Kushi, shihet si kandidatja favorite e mazhorancës për Bashkinë e Elbasanit në rast se Qazim Sejdini nuk do të përfshihet në garë.

Sa i takon kandidatëve të Partisë Socialiste, edhe në Bashkinë e Lushnjes dhe atë të Gjirokastrës, dy emrat që shihen si më favoritët për të garuar janë dy deputetë të zgjedhur në këto zona, përkatësisht Tatjana Pirro dhe Flamur Golemi.

Të gjithë emrat e listuar mësipërm aktualisht mbajnë janë deputetë dhe në rast se do të jenë kandidatë për zgjedhjet vendore atëherë do të duhet të dorëzojnë mandatin e deputetit./Politiko.al

Të fundit