All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Deputetët reagojnë pas lirimit të ish-kolegut Saimir Tahiri: O festë të madhe ka sot Mafia!

Deputetët reagojnë pas lirimit të ish-kolegut Saimir Tahiri: O
All - Paragraf - 1

Deputetët e Partisë Demokratike kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë të lirë ish-kolegun e tyre në Kuvend, socialistin Saimir Tahiri.

All - Paragraf - 3

Pasi kryetari Lulzim Basha e konsideroi heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Tahirin si triumf të krimit dhe trafikantëve të drogës, kanë reaguar edhe deputetët e opozitës.

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se mafia ka sot festë të madhe, ndërsa Albana Vokshi  kujton protestuesit kuksianë që ndodhen ende në qeli ndërkohë që ish-ministri lëviz i lirë.

Flamur Noka dhe Gent Strazimiri akuzojnë kryeministrin Edi Rama se ka kapur drejtësinë shqiptare.

Sali Berisha:

O feste te madhe ka sonte Mafia!

Kryegjykatesi, kryeprokurori, kryekushtetuesi, kryemafiozi Edvin Kristaq Rama urdheroi lirimin e menjehershem te Saimir Trafikut nga pushim ne shtepi, masa qe ai i dha tre jave me pare!

Me kete vendim mbrojti jo vetem veten dhe vella Olsin por edhe Fatziun dhe Geronin e tij nga sulmi sipas tyre kanibalesk i Babales!

Motivi i vendimit te krye, krye, krye, kryemafiozit Rama:

Lehtesimi i hapjes se negociatave me BE!?

Operacioni ‘Forca e Krimit’ arriti sot fitoren me te shkelqyer! O feste te madhe ka sonte Mafia!

Flamur Noka:

Kush kishte medyshje besoj se me ndryshimin e mases sigurise per Tahirin u qartesua..Sot u vertetua se drejtesia eshte e kapur nga Edi Rama.Rama tashme eshte kryeprokuror e kryegjykates .

Gent Strazimiri:

Drejtësia "e reformuar me EDVING" nga vëllai i Agronit, që është në burg në Civitavechia, sapo liroi nga arresti Saje qorrin, atë kushëririn e Habilajve që janë në burg në Catania.

O PASHA', dil falëndero edhe njëherë skllevërit për mirëkuptimin se po ta bëjnë borxh...

Albana Vokshi:

Tahiri lirohet

- Katër Kuksianët ende ne burg...

Kuksianët të jenë peshqit e mëdhenj?

Klevis Balliu:

Drejtësia e kapur nga EDVINOVIÇI fakton se i bindet urdhrave të tij dhe jo ligjit

Kryenarkotrafikanti Saimir Tahiri fiton lirinë nga drejtësia e kapur.

TURP, TURP, TURP!

Drejtësia është vënë në shërbim të mafies në pushtet.

Kriminelët, të veshur me kostumin e politikanit, po fitojnë çdo ditë lirinë me urdhër të Ramës.

Ku është Vettingu në Drejtësi?

Shqiptarët duhet të marrin në dorë:

FATET E TYRE

TË FËMIJËVE TË TYRE

TË KOMBIT TONË

Demokracia është në rrezik

Të fundit