Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Deputetët serbë nderojnë dëshmorët e UÇK-së, mediet: Ishte kurth politik, nuk e dinin kë po nderonin
Pas lajmit sensacional që deputetët e Listës Serbe në Kosovë kanë nderuar me 1 minutë heshtje në Kuvend, dëshmorët e UÇK-së, ka ardhur reagimi i vet deputetëve të pasqyruar nga mediet. Këto të fundit kanë raportuar se deputetët serbë nuk kanë qenë të informuar se kë po nderonin, pasi nuk kanë pasur një përkthyes për këtë rast. Ata ishin viktima të një kurthi politik kanë shkruar mediet në Serbi.
Deputetët e Listës Serbe kanë braktisur seancën e Kuvendit të Kosovës, ditën e mërkurë në shenjë proteste, pasi kuptuan se kishin nderuar me një minutë heshtje ish-luftëtarin e UÇK-së, Haradin Balaj, i dënuar me 13 vjet burgim nga Tribunali i Hagës. Mediat serbe raportojnë se nderimit të ish luftëtarëve, iu bashkuan deputetët e Listës Serbe, pasi ata nuk e dinin se kë po nderonin dhe u mashtruan.
Sipas Tanjug, deputetët e Listës Serbe ishin viktima të një kurthi politik, pasi nuk kanë pasur përkthim në gjuhën serbe për atë rast dhe nuk kanë pasur dijeni se për kë po bëhej nderimi E kjo ishte arsyeja pse ata ishin në sallë gjatë atij momenti.
"Është e pakuptueshme që sot në Europë një institucion, i cili prezantohet në mënyrë demokratike, nderon kriminelët dhe terroristët e luftës. Është e turpshme të vihen në lojë demokracia dhe një grup deputetësh, duke i mbajtur me mashtrim në sallë duke iu mohuar përkthimi", kanë deklaruar deputetët e Listës Serbe për mediet në Serbi. Tanjug nënvizon se deputetët e Listës Serbe nuk do t'i nderojnë kurrë vrasësit e baballarëve, nënave e fëmijëve serbë. Ata janë shprehur se nëse do ta dinin qëllimin e drejtuesve të Parlamentit, do të protestonin fuqishëm dhe do të pengonim shuplakën publike ndaj popullit serb dhe vrasjen në seri të viktimave serbe".