Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Deputetët shqiptarë të padisiplinuar, eurodeputetja detyrohet t’i ndërpresë fjalën Vokshit dhe Shalsit
Deputetët e të dyja krahëve kanë shfrytëzuar takimin me delegacionin e Parlamentit Europian, që ndodhet në Tiranë në kuadër punimeve të Komitetit ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit mes Bashkimit Europian dhe atij të Shqipërisë, për të nxirë apo për të vlerësuar pozitivisht situatën politike në vend.
Kryetarja e delegacionit, Monica Macovei është detyruar disa herë t’i tërheqë vëmendjen deputetëve të PS dhe të PD që të respektojnë kohën që kishin në dispozicion dhe t’i përmbaheshin çështjeve të shtruara në diskutim, pa u përhapur në shumë të tjera. Megjithatë, as njëra dhe as tjetra nuk janë respektuar nga deputetët shqiptarë.
Macovei është detyruar t’i ndërpresë fjalën demokrates Vokshi dhe socialistit Shalsi, të cilët i tejkaluan minutat që kishin në dispozicion dhe po flisnin për çështje jashtë rendit të përcaktuar.
“Unë po mundohem të vendos rregull në këtë diskutim. Njerëzit duhet të kuptojnë për çfarë po diskutojmë. Duhet të ketë barazi për të gjithë”, u është drejtuar Macovei deputetëve shqiptarë.