All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Deputeti Agron Shehaj i bashkohet protestës: Të ngujohemi në Teatër për ta mbrojtur

Deputeti Agron Shehaj i bashkohet protestës: Të ngujohemi në
All - Paragraf - 1

Deputeti Agron Shehaj i është bashkuar protestës së artistëve dhe qytetarëve të cilët janë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

All - Paragraf - 3

Shehaj tha se në një situatë të tillë, ku mazhoranca do ta miratojë ligjin, e vetmja zgjidhje për ta mbrojtur godinën është ngujimi brenda saj.

Deputeti tha se ai është i gatshëm për t’ju bashkuar rezistencës qytetare.

“Kam qenë dëshmitar i një akti të turpshëm sot në parlament sesi mazhroanca kaloi ligjin për shembjen e tetarit në mënyrë të përshpejtuar.

Nuk ka dyshim që ky ligj të enjten e ardhshme do kaloj sepse mazhoranca i ka të gjitha numrat.

Është momenti si të gjejmë zgjidhje si ti ndalojmë. Dhe e vetmja mënyrë si ti ndalojmë është të ngujohemi brenda. Nuk ka asnjë mundësi tjetër. Në qoftë se ju vendosi të futeni brenda unë do jem i pari dhe i fundit që do dal nga teatri”, deklaroi ndër të tjerash deputeti Agron Shehaj.

https://www.facebook.com/politiko.al/videos/411141586052511/

Të fundit