Flash News

KRYESORE

Deputeti australian përlotet në Kuvend, i propozon për martesë partnerit të tij

Deputeti australian përlotet në Kuvend, i propozon për
Një deputet australian i partisë konservatore i ka propozuar për martesë partnerit e tij në mënyrë publike, menjëherë pas përfundimit të fjalës së tij në Kuvend për projektligjin që legalizon martesën mes të njëjtës gjini. Deputeti  tim Uilson i cili është i fejuar prej 9 vitesh me partnerin e tij Ryan Bloger,  u përlot teksa falënderonte partnerin e tij, për debatet në lidhje me martesat mes të njëjtës gjini. Deputeti 37-vjeçar u shpreh se në fjalimin e parë e kishte përfaqësuar lidhjen mes tyre me një unazë që të dy mbajnë në dorën e majtë ndërsa tani mbetej vetëm një gjë për t’u bërë. “Rajan Patrik Bolger, do të martohesh me mua?”- ju drejtua partnerit i cili ndodhej në vendin e rezervuar për publikun, u përgjigj “Po”, mes duartrokitjeve të gjata të të pranishmëve. Ndërsa kryetari i parlamentit Rob Mitcell komentoi përgjigjen e tij si një “po” të prerë dhe të bindur. Projektligji duhet të miratohet pa vështirësi në dhomën e ulët të parlamentit para Krishtlindjeve, pas miratimit të marrë në senat një javë më parë.  

Të fundit