Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat: Askush s'lejohet të flasë! Fshehtësi e plotë mbi çdo delegacion parlamentar

Deputeti demokrat: Askush s'lejohet të flasë! Fshehtësi e

Deputeti demokrat i Shkodrës, Romeo Gurakuqi, marrë shkas nga situata aktuale në Shqipëri, shprehet se sot askush nuk lejohet të flasë për çështjet shqetësuese, nisur që nga përmbytjet e Bibliotekës Kombëtare e te heshtja në komisionet parlametare.

Më tej Gurakuqi shton, “Delegacionin shqiptar në Strasburg do ta përbëjnë pinjollet e familjeve që për 50 vite burgosen dhe vranë të gjithë europianistet e këtij vendi”.

Reagimi i Plotë i Romeo Gurakuqit:

Parlamenti i rrethuem prej dhunes se shumices qeverisese: askush nuk lejohet te flase, qofte edhe per permbytjen e Bibliotekes Kombetare. Frekuenca me te cilen nderrohet hipokriza me arrogancen ne drejtimin e punimeve te komisioneve, eshte e pabesueshme dhe e pangjashme per nje vend normal.

Nderkohe nje fshehtesi e plote dhe sistematike ruhet mbi cdo delegacion parlamentar. Te njejtet njerez kane uzurpuar ne heshtje perfaqesimin e Parlamentit te Shqiperise dhe imazhin e nje demokracie parlamentare.

Dhe per ta permbyllur “me nder” kete fasade te pluralizmit, delegacionin shqiptar ne Strasburg do ta perbejne pinjollet e familjeve qe per 50 vite burgosen dhe vrane te gjithe europianistet e ketij vendi.

Kjo eshte Shqiperia 28 vite pas rrezimit te Regjimit te Bllokut.

Të fundit