Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat bën thirrje: Dilni zot vendit!

Deputeti demokrat bën thirrje: Dilni zot vendit!

Pas dështimit të takimit të zhvilluar ditën e sotme mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, deputetit demokrat Gent Strazimiri thotë se ka ardhur koha që shqiptarët t’i dalin zot vendit.

Përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Strazimiri thotë se ky kryeministër nuk jep garanci se do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Statusi i Strazimirit:

Askush nuk investohet në “ndershmërinë” e këtyre zgjedhjeve, nën “garancitë” e këtij Kryeministri!

As ata që i konsiderojnë “të ligjshme edhe pa opozitën”… Edhe ata thonë “të shohim si do dalin”!

Edhe ata e dinë që ky edhe po s’pati opozitën përballë … pa vjedhur nuk rri! Në mos aleatët…do vjedhë vetveten…

Vesi del me shpirtin!!!

#çadra_e_lirisë

#dilini_zot_vendit

#shqipëria_që_nuk_dorëzohet

Të fundit