Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat e quan Ramën “derr” dhe e krahason me Liderin Suprem të Iranit

Në prag të protestave që pritet të nisë opozita shqiptare kundër qeverisë së Edi Ramës dhe duke parë edhe revoltat popullore në Iran, deputeti demokrat Gent Strazimiri ka bërë një paralelizëm ndërmjet liderit iranian dhe atij të qeverisë shqiptare, lidhur me qasjen që këta të fundit, kanë sipas tij ndaj protesuesve.

Shkruan Strazimiri në rrjetet sociale:

Të gjithë derrat kanë një turi'!

Lideri Suprem I Iranit dhe lideri suprem I Albanistanit kanë shkruar fjalë për fjalë të njëjtën deklaratë për arrestimet e përkrahësve të opozites!

Të dy e quajnë "Forca e Ligjit", në fakt po aplikojnë "Ligjin e Forcës"!

Po të kishte qenë "Forca e Ligjit", do ishin arrestuar 3 drejtuesit e policisë që janë "në kërkim" si dhe 128 oficerë policie që kanë trafikuar drogë, dhe kjo fill pasi të ishte arrestuar Sajmir Tahiri...

Në fakt është në veprim "Ligji I Forcës", që arreston qytetarë të ndershëm e të përgjegjshëm, që protestojnë kundër policisë dhe qeverisë që trafikon drogë!

Ky I Iranit nuk ka dhe shumë faj se nuk e ka provuar, po ky I yni e ka parë njëherë në '91 se sa I eci Gramozit, Fatmirit e Kristaqit "ligji I forcës" kundë "forcave destruktive"...

"Çile edhe njëherë at derë or trim"...

Të fundit