Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat ironizon deklaratat e Ramës për Donald Lu: U bë ai!

Kryeministri Edi Rama, ka deklruar ndoshta për herë të parë që kur drejton vendin, se nuk është dakord për gjithçka që thotë ambasadori amerikan në Tiranë, Z. Donald Lu.

Sikurse dihet, një diplomat, në qëndrimet e tij publike, por jo vetëm, nuk shpreh asnjëherë pikëpamjet e tij personale, por qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidentin e së cilës perfaqësojënë drejtëpërsëdrejti ambasadorët amerikanë nëpër botë.

Rrjedhimisht, i bie që Edi Rama të mos jetë më dakord me atë që po bëjnë SHBA-të në Shqipëri.

Kjo deklaratë e Ramës, vjen në një moment, kur duket se laku anti-kanabis po ngushtohet gjithnjë e më shumë për një prej ish-ministrave të tij.

Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, duke marrë shkas nga disa reagime në rrjetet sociale, lidhur me habinë që ka shkaktuar mos-dakordësia e Ramës me SHBA-të, shkruan me sarkazëm në faqen e tij në Facebook: “Për Zotin nuk ‘befason’ hiç, e s'ka faj hiç, po hiç fare!!!! U bo dhe ai....”.

Të fundit