Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat ironizon Elisa Spiropalin: Dhe thonë pastaj që reformat nuk po japin rezultate!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka ironizuar kolegen socialiste, Elisa Spiropali, e cila ka blerë së fundmi një automjet që kushton mijëra euro.

“Dhe thonë pastaj që reformat nuk po japin rezultate”, shkruan Spaho teksa publikon foton krahasuese të Elisës kur ishte e re në politikë dhe sot, pas një eksperience si drejtoreshë e Doganave.

Në foton e shpërndarë nga Spaho është ripunuar një postim i kryeministrit Edi Rama, i cili herë pas herë mundohet të shpërndajë “shembuj suksesi” të zyrave të tij të punës, ku pretendohet se ka mjaft vende të lira për profesionistët.

Të fundit