Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat në Athinë: Të forcojmë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë

Deputeti demokrat Tritan Shehu konfirmoi në Athinë dëshirën dhe vullnetin e Partisë Demokratike për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. 

Këtë qëndrim Shehu e mbajti gjatë vizitës së punës në Athinë, ku pati takime intensive me personalitete të politikës greke, Zv/ministrin e Jashtëm, Amanatidis, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm dhe të Sigurisë së Parlamentit, Duozinas, me nënkryetarin e Nea Demokratia, Georgiadis, me Shefin e Marrëdhënieve me Jashtë të Nea Demokratia.

 Në të gjitha takimet u shpreh vullneti i forcimit të marrëdhënieve mes dy shteteve. Gjatë takimeve u diskutua për bashkëpunimin me partinë simotër në interes të përbashkët partiak dhe të vendeve tona.

 Gjithashtu në takim u konfirmua mbështetja e Greqisë në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian, ku u diskutua për gjëndjen në Shqipëri, e lidhur kjo kryesisht me drogën e krimin.

 Gjatë qëmdrimit në Athinë,  Shehu festoi 105 vjetorin e Ditës së Pavarësisë me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi. 

Të fundit