Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat në Gjirokastër: Gjendja më e rëndë seç mendohet

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka qenë në Gjirokastër ku ka parë nga afër situatën e rrëshqitjeve të dherave nga reshjet e shumta të shiut këto 48 orët e fundit.

Shehu shprehet se situata është më e rëndë se sa mendohet dhe u bën thirrje Qeverisë dhe Pushtetit Lokal të marrë masa sa më parë për investime në mënyrë që të normalizohet  situata.

 Deputeti demokrat bën thirrje për gjetjen  e përgjegjësve të kësaj situate.

Reagimi i Tritan Shehut:

RREZIKU NE GJIROKASTER NE KODREN E SHTUFIT MUND TE JETE SHUME ME I MADHE SE SA MENDOHET.

Mbas disa konsultave informale dhe jo te thelluara qe realizova ne keto ore, mbas reshkitjes mbi ate pallat 8 katesh aty, qe jo vetem demtoi rende ate godine, por rrezikon dhe jeten e qytetareve, i bej thirje Qeverise, Pushtetit Lokal ta analizojne e investikojne urgjent e me shume seriozitet ate qe po ndodh ne ate zone.

Gjykoj se rreziku eshte shume me i gjere, me i madh e me akut se sa ka ndodhur deri tashti, vecanerisht me rifillimin e rreshjeve kjo.

Kerkoj dergimin aty te ekipeve te specializuara per te vleresuar gjendjen, shkaqet e rreshkitjes dhe perspektiven e te gjthe zones.

Nga ana tjeter duhen nxjerre edhe pergjegjesite per sa eshte studjuar, lejuar, ndertuar, duke krijuar aty nje “masaker” urbane me pasoja shume te renda, gje per te cilen prokuroria e Qarkut eshte vene ne levizje.

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit