Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat në stadium me bluzën e Ballist Morinës

Deputeti demokrat në stadium me bluzën e Ballist Morinës

Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballisti, është kthyer në lajtmotivin e këtyre ditëve, jo vetëm për tifozët kuq e zi, por edhe për politikën, ku të shumta kanë qenë deklaratat dhe solidarizimi për mos ekstradimin e tij në Serbi.

Një mesazh në mbeshtjetje të Ballistit, ka përcjell mbrëmjen e djeshme edhe deputeti i ri i Partisë Demokratike Ervin Saljani.

Deputeti demokrat është parë në shkallët e stadiumit Elbasan Arena në ndeshjen e Skënderbeut me ekipin çek të Mllada Boleslav me një bluzë të zezë, të skicuar portretin e tifozit të zjarrtë të kombëtares shqiptare, Ballist Morina.

“Në kualifikimin historik të skuadrës më të mirë shqiptare në Evropë, Skënderbeut! Në respekt të tifozëve, me bluzën e tifozit simbol të Kombëtares! #LiriBallistit”, shkruan Salianji.

Të fundit