Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat për protestën e opozitës: Qëllimi është rrëzimi i qeverisë

I ftuar në “45 minuta”  deputeti i Partisë  Demokratike, Ervin Salianji, ka folur në lidhje me protestën e frontit opozitar që pritet të mbahet në 27 janar.

Salianji u shpreh se qëllimi i saj është rrëzimi i qeverisë. Sipas deputetit demokrat Rama nuk po qeverisë por po sundon.

“Qellimi është rrëzimi i qeverisë. Sensibilizimi i shoqërisë dhe opinionin për gjithë paligjshmërinë që është ngritur qeverisja e Edi Ramës. Ai nuk po qeveris, po sundon, qeveris, por qeveris shumë keq.

Nëse Edi Rama nuk reagon, nëse nuk ka reagim nga qeveria, ne refuzojmë që të bëjmë një pakt. Ka një zgjidhje, ikën Edi Rama, krijohet qeveri anti-mafia”, tha Salianji.

Të fundit