Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat përgjigje të detyruar Ramës: Ti zoti palaço...

Deputeti demokrat përgjigje të detyruar Ramës: Ti zoti

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi i ka kthyer sot një ‘përgjigje të detyruar’ kryeministrit Edi Rama. Përmes një statusi në rrjetet sociale Boçi me gjuhë ttë ashpër quan Ramën palaço dhe sekretar të krimitteksa i kujton se ‘luftën’ mes tyre e kanë me programe dhe jo me më the dhe të thashë.

Statusi i deputetit Boçi:

PËR RAMËN!

(përgjigje e detyruar)

Personi i parë që më ka thirrë si Luciano Pavarotti, ka qenë sekretarja e Universitetit, kur lexoi emrin tim, disi të çuditshëm për kohën.

Rama që gjithë jetën ka qenë një plagjaturist, as vlerat e saj nuk ka e as tek thembra nuk i vjen. Ajo ishte një grua fisnike.

Nuk i ka, sepse Rama është sot fiks "sekretarja" e krimit.

Ndërsa ndër ariet që pëlqej më shumë nga Pavarotti, realisht po i them Ramës, është "Palacio".

Më sjell ndërmend këtë palaçon mashtrues ndërkombëtar tonë që shëtit dhe dyerve të botës i veshur si i tillë dhe që fushatën e di luftë personash e jo sfidë programesh.

Ti z. Palaço na solle shëndetësi falas eeee!

Arsim cilësor eeee!

Punësim po se po eeee!

Bujqësi moderne eeee!

Etj...etj...

Sic e sheh ti nuk rren fare, jo. 

Ti je vetë një rrenë e madhe Ramë!

Rame që të mē vijnë mendimet, unë nuk përdor e mbush hundët!

Nqs do akoma, po të kujtoj që siç je sot, si "Palacio" i Pavarottit dhe si baskebollist i tillë ke qenë.

Je vjetëruar shumë robo, je Republikë e vjetër, por huqet dalin me shpirtin.

Po të kujtoj, për të freskuar sado pak, basketbollistin nr. 5 të Elbasanit (Labinotit) që ti e di mirë se çfarë të bëntekur kërceje në tabelë (sa një filxhan)... e dilje me "teknikë"...

Nuk po ta shkruaj këtë, se luftën e kemi me programe, jo me më the e të thashë...

SUKSESE NË JETË....!!!

 

Të fundit