Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat publikon dokumentin, zbulon mashtrimin e qeverisë. Për të qeshur e për të qarë!

Deputeti demokrat Luçiano Boçi publikon ligjin e botuar që në vitin 2007 dhe zbulon mashtrimi e qeverisë “Rama 2”. Qeveria shpeshherë është shprehur se Qendra telematike e kërkimit shkencor është investim i kësaj qeverie, por në fakt RASH është ngritur prej vitesh.

Reagimi i Luçiano Boçit:

Paraqitja e Qendrës telematike të kërkimit shkencor si investim i kësaj qeverisje, është mashtrim i zakonshëm banal, për të kaluar përsëri lumin dhe atëhere kur kalin e ke sharë disa herë!!!!

Ministria e Arsimit në faqen e saj shkruan se si rezultat i ratifikit të marrëveshjes së 2007-tës, do krijohet RASH, kur RASH ka disa vite që është ngritur e funksionon!???

Është ngritur sic e përcakton marrëveshja (poshtë) që në kohën e qeverisjes së PD.

Madje RASH u keqpërdor vjet dhe sivjet nga kjo Ministri, për “t’u marrë” me procesin e pranimeve në Universitete.

Por ngaqë shkencën e kanë goditur “brinjë më brinjë” dhe vetë janë goditur në opinion, këta “dashnorët e kanabisit” tani po nxitojnë të makiazhohen si “adhuruesit e shkencës”!!!

Për të qeshur e për të qarë!

Të fundit