Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat i revoltuar: B*shtra e kuqe ka pjellë këlyshë e portale

Deputeti demokrat i revoltuar: B*shtra e kuqe ka pjellë këlyshë e

Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve pati përplasje mes deputetëve demokratë e socialistë sa i përket akuzave për lobimin rus gjatë zgjedhjeve të 2017-s.

Sipas një artikulli të publikuar nga media amerikane"Mother Jones", Rusia ka sponsorizuar PD-në në zgjedhjet e qeshorit. Gent Strazimiri veçse në komision, ka reaguar ashpër dhe në një status në rrjetet sociale.

“Këlyshët e Stalinit, që ende sot i drejtohen me "Shoqe dhe Shokë" njëri - tjetrit, po akuzojnë sovjetikisht Presidentin e SHBA dhe aleatët më besnikë kudo në botë për .... "pro-rus"...

Qeni, kur i vjen ngordhja, shkon e p*urr aty ku s'duhet!!!

P.S. bushtra e kuqe ka pjellë këlyshë e portale edhe në SHBA! 

Kujdes! Barku nga ata dolën ende nuk është shterpëzuar!!”, shkruan Strazimiri.

Partia Demokratike  për artikullin në median amerikane shprehet se ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama.

Të fundit