Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat: S’ka mbetur më asgjë vetëm se ngarkesat e drogës të bëhen hapur

Qytetarë dhe politikanë të djathtë kanë protestuar ditën e sotme para Ministrisë së Brendshme, të cilët me pankarta në duar kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj, teksa ka publikuar në Facebook-un e tij disa foto nga protesta, shkruan se tashmë duhet të marrim në dorë fatin e vendit.

“Tashmë s’ka mbetur më asgjë vetëm se ngarkesat e drogës të bëhen hapur.

Sistemi politik ka dalë jashtë loje. Duhet të marrim në dorë fatin e këtij vendi”, shprehet Shehaj.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama, pak minuta më parë u shpreh se ministri Fatmir Xhafaj do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë.

Të fundit