Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat zgjedh komunitetin: Votë pro për aeroportin e Vlorës

Komisioni i Ekonomisë ka votuar për miratimin e projektligjit për nisjen e negociatave për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, nga një konsorcium i tre kompanive turke.

Grupi i PD-së vendosi të votojë kundër, por këtij qëndrimi nuk iu bashkua demokrati Agron Shehaj, i cili është deputet i Qarkut të Vlorës. Shehaj e konsideroi të domosdoshëm, madje të vonuar, ndërtimin e këtij aeroporti që do të ndihmojë ekonominë e qytetit. Ai votoi pro ndërtimit.

Ndërkohë, deputetët e LSI në komision nuk morën pjesë në votim.

Dashamir Shehi i shqetësuar nga Turqia: Ka marrë të gjithë sektorët strategjikë, po ndërtojmë Perandorinë Osmane

Të fundit