Flash News

KRYESORE

Deputeti gjerman vjen në Tiranë, takon liderët e politikës dhe shpreh hapur shqetësimin e madh

Deputeti gjerman vjen në Tiranë, takon liderët e politikës

Në prag të përgjigjes për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian, në Tiranë mbërrin deputeti gjerman Florian Hahn.

Ai ka zhvilluar një sërë takimesh me liderët politikë të vendit. Konkretisht me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministrin Rama, presidentin Ilir Meta, kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin etj.

Sipas “Balkanweb” deputeti Hahn ka shprehur shqetësime për reformën zgjedhore. Mësohet se gjatë takimeve, ai u ka shprehur politikanëve shqiptarë interesin e lartë të Gjermanisë për një reformë zgjedhore përfundimtare e të plotë.

Ndërkaq, deputeti Hahn është interesuar dhe për reformën në drejtësi. Ai ka vlerësuar progresin me vettingun, por nga ana tjetër ka nënvizohet ritmin e ulët të procesit.

Të fundit