Flash News

KRYESORE

Deputeti Gjoni ‘vë bast’ me Ramën dhe Bashën: Nëse ndodh, lë mandatin

Deputeti Gjoni ‘vë bast’ me Ramën dhe Bashën:

Deputeti i dalë nga lista e LSI-së Ralf Gjoni u shfaq i shqetësuar sot në parlament për krizën politike. Nga foltoja e parlamentit, ai u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të kenë kujdes, pasi “ngjarjet e fundit mund të jenë skena teatrale të orkestruara nga liderët e partive kryesore".

“Mbajeni mend, këta (i referohej kryesisht Edi Ramës), mund të arrijnë një marrëveshje një ose dy ditë para zgjedhjeve te 30 qershorit, që ato të shtyhen. Nëse ndodh kjo, unë e lë mandatin”, deklaroi Gjoni, duke kundershtuar paraprakisht nje marreveshje te tille.

Deklarata e Gjonit u duartrokit nga deputetët e tjerë të opozitës së re, që siç ndajnë të njëjtin qëndrim me Gjonin.

Të fundit