Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Deputeti i BD përplaset me ministren: Mos ju shmangni pyetjes, ligji juaj iu djeg të drejtën dhe të ardhmen këtyre të rinjve
Në interpelancën me ministren e Arsimit Besa Shahini për rritjen e notës mesatare të miratuar me VKM, deputeti i Partisë Bindja Demokratike Andi Përmeti i ka kërkuar ministres të mos i shmanget pyetjes së tij, por të përgjigjet përse ka vendosur që ta rrisë mesataren në fund të vitit të tretë, duke ju djegur mesataren qindra nxënësve.
“Ju nuk më dhatë përgjigje për këtë, por folët për mesataren e lartë. Për mesataren jam dakord që të jetë sa më e lartë, edhe 8, edhe 9, më të mirët të shkojnë në universitet. Po përse kjo të ndryshohet muajin e fundit me një ligj prapaveprues”, u shpreh Përmeti.
Sipas tij, Ministria e Arsimit ka miratuar një ligj me fuqi prapavepruese për t’ju djegur nxënësve të drejtën e studimit.
“Përse të mos u jepet e drejta këtyre nxënësve të vazhdojnë universitetin privat? Le t’jua japim të drejtën për të studiuar tre vite, që të mund të provojnë veten”, tha deputeti i BD-së.
Pasi nuk mori dy herë përgjigje për pyetjen e tij, Përmeti e quajti ministren e Arsimit të paaftë për të bërë interpelancë.
“Ju jeni mësuar të mos bëni interpelanca, jeni mësuar të bëni deklarata nëpër foltoret e partive. Mua këtu më keni edhe në interpelancën tjetër në shtator”, deklaroi Përmeti.