Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Deputeti i Bundestagut analizon përgjimet e Bild: Nuk mbaj kontakte me kriminelë siç vepron Dako
“Unë për vete nuk kam kontakte me krimin e organizuar dhe përpiqem që të mos kem kontakte aspak me persona, që janë vërtetuar se janë të lidhur me krimin”, kështu deklaron raportuesit për Shqipërinë në Bundestag, Manuel Sarrarin (Të Gjelbrit), që i bën thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë çështjen e pergjimeve të publikuara nga Bild.
Duke folur për Deutsche Welle, Sarrazin nënvizon se ka informacione për fenomemin e shit-blerjes së votave, por nuk “nuk është detyra ime si deputet i parlamentit federal gjerman që ta konstatoj këtë”.
“Pyetja që shtrohet këtu është sesa i njëkuptimtë është konteksti, në të cilin janë vendosur ato. Unë nuk e shoh të njëkuptimtë. Por natyrisht që ne i marrim seriozisht akuzat dhe jemi të mendimit se pyetjet se a ka pasur blerje votash duhen sqaruar dhe këtë ua themi edhe partnerëve tanë në qeverinë shqiptare. Por përfundimi në të cilin arrin opozita shqiptare, sipas mendimit tim, nuk është aq i padiskutueshëm, së paku, nuk është provuar ende. Por nuk është detyra ime si deputet i parlamentit federal gjerman që ta konstatoj këtë. Kjo është detyrë e organeve shqiptare”, sqaron ai.
Pyetur për hetimet e ngadalta që po kryen Prokuroria e Krimeve të Rënda për dosjen ’339’, Sarrazin është i kujdessëm në qëndrimin që mban duke argumentuar se nëse ka pasur zyrtarisht shit-blerje votash, atehërë personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Si deputet gjerman unë nuk mund të them më shumë se kaq. Siç e dini, ne në kuadër të procesit të integrimit në BE, parashtrojmë edhe kërkesat tona ndaj qeverisë shqiptare ndaj funksionimit të gjyqësorit, organizimit të prokurorisë, ndërtimi i njësive speciale antikorrupsion, por unë si deputet nuk mund t'i jap udhëzime prokurorisë së Shqipërisë. Ne sigurisht që dëshirojmë që organet shqiptare të vijojnë me zbardhjen e çështjes dhe kjo të merret seriozisht. Nëse rezulton se ka pasur shitblerje votash, atëherë duhet të mbahet përgjegjësi. Por dëshiroj të them edhe diçka tjetër se çështja e shitblerjes së votave nuk është një fenomen vetëm shqiptar, ajo vihet re në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Unë nuk kam përshtypjen se shitblerja e votave është bërë në atë masë sa të ketë influencuar raportet shumicë-pakicë në Kuvendin e Shqipërisë. Pra, nuk besoj se kjo e justifikon bojkotimin e parlamentit apo vë në pikëpyetje ligjshmërinë e parlamentit shqiptar. Natyrisht, se akuzat duhet të merren seriozisht dhe të zbardhen”, thekson ai.