Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Deputeti i Bundestagut shpreh keqardhje për shembjen e Teatrit Kombëtar: E pavend për një kryeministër me prirje artistike si Rama
Ish ministri dhe deputeti i Bundestagut Christian Schmidt shpreh keqardhje për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.
Në reagimin e tij Schmidt thekson se nuk e priste një vendim të tillë nga një kryeministër me prirje artistike si Rama. Ai shton se vendimi penalizon hapjen e negociatave.
"Prishja e Teatrit Kombëtar është një akt që më trishton. Unë në të vërtetë do te doja te kisha përshtypjen se Shqipëria po bënte shumë përpjekje me shtetin ligjor përpara hapjes së negociatave të antarsimit në BE. Procedura administrative dhe ligjore e perdorur për shembjen me ngut të Teatrit Kombëtar, shtron shumë pikepyetje.
Gjithmonë është për të ardhur keq kur një ndërtesë historike zhduket. Sidomos me një kryeministër me prirje artistike si Edi #Rama, mendova se ruajtja e teatrit kombëtar, por mbi të gjitha sundimi i ligjit, do të ishin shqetësime kryesore për të”, shprehet Schmidt.
*Christian Schmidt është raporter i grupit parlamentar #CDUCSU për vendet e Ballkanit Perëndimor në Komitetin për Punë të Jashtme.*