Flash News

KRYESORE

Deputeti i CDU/CSU: Qeveria dhe opozita të fillojnë diskutimet

Deputeti i CDU/CSU: Qeveria dhe opozita të fillojnë diskutimet

Zëdhënësi politik i grupit parlamentar të CDU/CSU, njëherësh dhe deputet, në një reagim zyrtar i bën thirrje qeverisë dhe opozitës në Shqipëri që të nisin diskutimet për të zgjidhur ngërçin politik në të cilin është futur vendi.

“Refuzimi nuk ndihmon vendin apo popullin. Prandaj, i bëj thirrje miqve tanë në Shqipëri të tregohen të matur. Qeveria dhe opozita duhet të fillojnë menjëherë diskutimet, në mënyrë që të rikthehet normaliteti në Parlament. Perspektiva evropiane është në rrezik”, shprehet ndër të tjera Florian Hahn.

Sipas tij, në këtë situatë, Shqipëria po humbet kredite me partnerët europianë. Ai shton se, sipas tij, “Ndërsa perspektivat për negociatat e pranimit në BE ishin ende ‘rozë’ në mes të vitit të kaluar, tani janë 'errësuar'.

“Protestat në vazhdim në Tiranë paralizojnë qeverinë dhe paralizojnë operacionet parlamentare. Protestat dhe demonstrimet janë të drejta civile dhe një tipar i demokracisë kur trajtohen në mënyrë adekuate”, shprehet Hahn ndërsa thekson se deputetët shqiptarë po shkaktojnë dëm me bllokim politik.

Reagimi i plotë i Florian Hahn këtu 

Të fundit