Flash News

KRYESORE

Deputeti i Kuvendit tregon arritjen më të fundit të kryeministrit Rama

Deputeti i Kuvendit tregon arritjen më të fundit të kryeministrit

Kryeministri Edi Rama është sulmuar shpeshherë nga deputetët e opozitës për situatën në vend.

Ish-kryeministri Sali Berisha, sot deputet i Kuvendit në një reagim në Facebook ka treguar arritjen më të madhe e më të fundit të kryeministrit Edi Rama. Që sipas tij është eksporti i refugjatëve të huaj.

Reagimi i Berishës në Facebook:

Sihariq!!!

Eksporti i refugjateve te huaj, arritja e madhe me e fundit e Edvinit ne rrugen drejt Europes!

Te dashur miq, mafia shteterore shqiptare, ne kuadrin e perpjekjeve per hapjen e negociatave me BE, krahas renditjes ne vendin e pare ne Europe per eksportin masiv te shqiptareve si azilkerkues, eksportin e krimit, droges dhe prostitucionit, shenoi nje sukses te ri edhe trafikun e refugjateve nga vende te tjera qe do percillen nga mafia shteterore shqiptare drejt vendeve te BE!

Po rikujtoj ketu se tre vjet me pare agjensite inteligjente te huaja njoftuan se per kete qellim mafia shteterore shqiptare kishte porositur ne Itali nje flote prej 300 skafesh. Per momentin po perdoret me sukses rruga tokesore e Malit te Zi, por pas vendosjes se Klonit nga autoritetet malazeze, atehere mafia shteterore shqiptare do ti kthehet detit dhe qindra refugjate nga kthetrat e saj do perfundojne ne thellesite e Adriatikut.

Ky biznes me jete njerezish do ti shtohet eksporteve te tjera kriminale, te eksportit te droges, krimit, armeve, azilkerkuesve shqiptare dhe prostitucionit!

Ky eshte nje standart i ri i narkoqeverise ne udhetimin tone drejt BE!

Vetkuptohet, te ardhurat e familjeve mafioze te qeveritareve dhe sojit te tyre do rriten shume por edhe muri qe mbyll dyert e Europes per Shqiperine do lartesohet edhe me shume!

Ndaj dhe kjo eshte nje thirrje per çdo shqiptar qe konsideron integrimin ne BE si te ardhmen me te mire per veten dhe femijet e tyre, te ngrihemi dhe me revolten tone te fuqishme te krrejme nga zyrat kalbesirat qe kundermojne krim, droge, prostitucion, mafie ne mbare Europen! sb

Të fundit