Flash News

KRYESORE

Deputeti i LSI: Dhuna është shenja e parë e frikës së pushtetit

Deputeti i LSI: Dhuna është shenja e parë e frikës së

Zëvendës kryetari dhe deputeti i LSI-së, Luan Rama ka shkruar në një status në “Facebook” se prej dhunës dhe gjuhës së urrejtjes që po nxit kryeministri Rama tek qytetarët, ushqehet dhuna e pushtetit që përdor shtetin për interesa korruptive.

Luan Rama mbështet banorët e Unazës së Re duke thënë se ata nuk kanë se çfarë të humbasin më shumë se shtëpitë, e nuk janë prej atyre që i tremben dhunës.

Postimi i plotë:

Dhuna është shenja e parë e frikës së pushtetit dhe mjeti i fundit, që parathotë rënien e tij!

Gjuha e urrejtjes dhe e përçmimit ndaj shqiptarëve të ardhur prej viseve të Veriut të Shqipërisë e që me apo pa leje, de facto janë bërë banorë të Tiranës, etiketimi i tyre “shpellarë” apo “malokë” dhe përpjekja djallëzore për t’i vënë ata në konflikt me banorët e tjerë vendas apo të ardhur më herët tek Unaza e Re apo edhe gjetiu në Tiranë, është shprehja me e qartë e filozofisë armiqësore dhe selektive të Kryeministrit ndaj një pjese të popullsisë së vendit të vet.

Prej kësaj gjuhe dhe filozofie urrejtjeje buron dhe ushqehet dhuna e pushtetit që përdor shtetin për interesa korruptive.

Por Kryeministri duhet të ketë mirë të qartë një gjë: dhuna është shenja e parë e frikës së pushtetit dhe mjeti i fundit, që parathotë humbjen dhe rënien e tij.

Banorët e Unazës së Re nuk kanë se çfarë të humbasin më shumë se shtëpitë, e ata nuk janë prej atyre që i tuten apo i tremben dhunës!

Prandaj, dialogu me ta e jo dhuna, transparenca dhe jo imponimi janë e vetmja mundësi që ka Kryeministri t’a shpëtojë veten prej turpërimit dhe humbjes prej dhunës që vetë e provokoi dhe e nisi i pari.

Urrejtja ndaj fqinjit, ndaj tjetrit a cilitdo qoftë; i pasur a i varfër, malësor, fusharak, lab a qytetar, besimtar në qoftë ose jo, është një prej Dhjetë Ndalimeve, që nga Libri i Moisiut.

Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit, e kush ka sado pak mend në kokë, nuk shkon me forcë e as përdor dhunën kundër të zotit të shtëpisë, se nuk preket me dorë baba para femijëve e as fëmijet në sy të babës!

Të fundit