Deputeti i opozitës nxjerr muskujt dhe ‘thumbon’ Ramën: Ti i dashur armik nuk njeh as sportin, as artin, do mbetesh lider autokrat

Deputeti Lefter Maliqi është kthyer pas në kohë dhe publikon fotot e tij të rinisë, në kohën kur merrej me sport.

Nisur nga situata e krijuar pas shembjes së teatrit, deputeti shkruan se arti dhe sporti janë gjuhë universale që japin mundësi të pafundme për t’u shprehur, por që sipas tij nuk njihen nga kryeministri Rama, të cilin e cilëson lider autokrat.