Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD: "Mafia e së nesërmes" sot drejton Shqipërinë

Deputeti i PD: "Mafia e së nesërmes" sot drejton

Në një intervistë për mediat, prokurori italian Nicola Gratteri ka deklaruar se mafia shqiptare po fuqizohet dhe ajo do të jetë mafia e së nesërmes .

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar pas kësaj deklarate duke sulmuar ashpër maxhorancën.

Strazimiri shprehet se dosja 339, ashtu sikurse dosja Habilaj - Tahiri, dosja Yaris, provon se ajo që quhet "mafia e së nesërmes" në Itali, sot përcakton me influencën e saj rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Ajo që për anti-mafian italiane është "mafia e së nesërmes" në Itali e madje deri në Amerikën e Jugut, në Shqipëri është qeverisja e së sotmes!

Dosja "339" ashtu sikurse dosja "Habilaj - Tahiri", dosja " Yaris", provon se ajo që quhet "mafia e së nesërmes" në Itali, sot përcakton "me influencën" e saj rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri!

Shkëmben favore dhe "zgjidh hallet" reciprokisht me Edi Ramen dhe partinë e tij;

falenderohen me mirenjohje për "hallet e zgjidhura" dhe mbeshtetjen e dhënë po ashtu reciprokisht!

"Mafia e së nesërmes" sot drejton Shqipërinë, vend anëtar i NATO-s!

"Mafia e së nesërmes" sot ka qeverinë dhe padrinon e saj në Shqipëri; pastron paratë drogës përmes "lehtësive" me "ligj të posaçëm"; merr konçesione "të pakërkuara" nga askush; blen banka, hap banka e mbyll banka; bën PPP me ortakëri me qeverinë e saj (jo të shqiptarëve)!

"Mafia e së nesërmes" në Itali a Amerikën e Jugut, luftohet sot në Shqipëri, në strofkullën e saj me adresat: Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nr.3, ose thjesht "Edi Rama, Surrel, Tiranë" !!!

Të fundit