Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Deputeti i PD paralajmëron mazhorancën: Në zgjedhjet e ardhshme, vetëm me qeveri të re
Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka deklaruar se vendi në zgjedhjet e ardhshme duhej të shkojë me një qeveri të re.
Duke folur në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Pollo u shpreh se rruga më e mirë për të realizuar këtë janë protestat paqësore. Po ashtu deputeti i PD-së iu kthye diskutimeve për protestën e sotme të biznesit të vogël, e mbështetur edhe nga opozita, madje edhe tubimi për taksën për Rrugën e Kombit.
Ai tha se PD ka iniciuar për këto protesta, pasi sipas tij është e drejta e qytetarëve që të protestojnë në kuadër edhe të thirrjes për mosbindje civile.
“Është e nevojshme që të shkohet në zgjedhje me një qeveri të besueshme. Do ishte në të mirë të vendit të shkonim me qeveri tjetër në zgjedhje. Do ishte e mirë që të shkonim me protesta, në mënyrë legjitime. Në PD do të nisin konsultimet drejt kongresit për zgjedhjet. Këtë herë shpresoj të ketë diskutime të vlefshme, siç është edhe kandidati. Kongresi është në fund të muajt, në datë 26-27 prill. Çdo ide kontruktive është e mirëpritur të lançohet”, tha Pollo.
Po ashtu Pollo falenderoj qytetarët kukasinë që protestuan kundër vendosjes së taksës në Rrugën e Kombi, ndërsa hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama se PD gjatë kohës që ishte në pushtet propozoi vendosjen e tarifës për Rrugën e Kombit.