Deputeti i PD publikon foto nga seanca për protestuesit e ‘Astirit’: Prokuroria paraqet si prova 5 bidonë dhe dy pankarta

Deputetët e PD Edi Paloka, Ervin Salianji dhe Aldo Bumçi janë disa nga deputetët e opozitës që po ndjekin nga afër seancën e zhvilluar te Gjykata e Krimeve të Rënda për 11 protestuesit e arrestuar të enjten, nga përplasja me policinë.

Deputeti Salianji ka publikuar foto nga seanca, sipas të cilit Prokuroria paraqet si prova materiale 5 bidonë dhe dy pankarta.

“Nëse vjedh, trafikon, merresh me prostitucion, me vrasje, me korrupsion Rilindja të bën deputet, ministër dhe të promovon!
Nëse denoncon, ngre zërin, proteston, mbron familjen dhe banesën përfundon në burg!
Prokuroria po kërkon burg duke paraqitur si provë materiale, 5 materiale plastike ( bidona), dy pankarta letre, dhe dy ristela mbajtëse!!!”, shkruan Salianji.