Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD publikon foto nga shkolla e Fierit: Kjo është më shumë se e turpshme!

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka publikuar foto nga një shkollë 9-vjeçare në Fier, ku nxënësit sipas tij po riindoktrinohen dhe edukohen me trekëndësh si në Korenë e Veriut.

Boçi e cilëson si të turpshme këtë rast, të cilin e denoncon edhe me foto nga aktiviteti mësimor.

Statusi i plotë:

EDUKIM ME TREKËNDËSH

Mos u habisni!

Nuk jemi në Korenë e Veriut!

Fotot janë marrë në shkollën 9-vjeçare Mark Dashi Fier, përgjatë një aktiviteti ku nuk ka munguar dhe drejtori i DAR Fier.

Propaganda dhe riindoktrinimi nuk është rastësi.

Madje nuk po kursen as fëmijët.

Trekëndëshi i dikurshëm revolucionar “Mësim-Punë-Kalitje Ushtarake Revolucionare”, që nisi minimin e arsimit të atëhershëm, duket se po shfaq fantazmën e tij.

Tani mund të quhet “Trekëndëshi i Linditës”.

Kjo është më shumë se turp!

Në mungesë të çdo vizioni për edukimin me vlerat qytetare e europiane në shkollat tona, shabllonizmi nostalgjik është kthyer në qëllim.

p.s

Me e pa “Lideri Suprem” këtë lloj propagande, e anullon përfundimisht takimin me Trump dhe i lutet për takim këtij “Liderit Global” tonit.

Të fundit