Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD publikon fotot: Kjo është unaza e lënë përgjysmë prej 4 vitesh

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi denoncon rastin e një investimi të lënë në mes në qytetin e Peshkopisë.

Ai publikon foto të këtij rasti, sipas të cilit punimet janë ndërprerë, duke u krijuar edhe më shumë vështirësi banorëve të këtij qyteti.

“Kjo është unaza e lënë përgjysmë prej më shumë se 4 vitesh. Këto pamje që qytetarët e Peshkopisë shohin çdo ditë me sytë e tyre, dëshmojnë qartë se çfarë ndodh kur fondet e rrugës shkojnë për të blerë votat.

Këto pamje dëshmojnë se Bashkia e Dibrës është e paaftë t’i kërkojë firmës mbylljen e punimeve që kane nisur që me ardhjen e tyre në pushtet. Kjo Bashki është e paaftë të shpronësojë qoftë edhe një magazinë që të lirojë unazën. Kjo është Rilindja që ka kapur në fyt e po i merr frymën çdo ditë Dibrës”, denoncon deputeti demokrat në rrjetet sociale.

Të fundit