Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD publikon videon: Ç'do të ndodhë me vendosjen e TVSH mbi biznesin e vogël

Deputeti i PD publikon videon: Ç'do të ndodhë me vendosjen

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka publikuar një video sa i takon përfshirjes së biznesit të vogël në skemën e TVSH-së.

Në videon e publikuar nga deputeti Shehaj tregohet se çfarë do të ndodh me ato biznese të cilat do të përfshihen në këtë skemë.

“Çfarë është TVSH? TVSH-ja është një taksë, e cila aplikohet, mbi çmimin e një produkti apo shërbimi në momentin e shitjes. Nga 1 prilli TVSH do të aplikohet edhe tek biznesi i vogël. Kush paguan TVSH nga 1 prilli? Çdo biznes me qarkullim mbi vlerën 2 milionë lekë, që është kufiri minimal të regjistrimit për TVSH-në apo të gjithë ato biznese që kalojnë xhiron ditore prej 5500 lekësh”, thuhet ndër të tjerash në videon e publikuar nga deputeti Shehaj.

Të fundit