Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Deputeti i PD: Rama antishqiptar, si ata që na digjnin flamurin pak ditë më parë
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi një “vulgaritet në piedestal” debatin për largimin e Shqiponjës, e cila ishte vendosur tek rrethrrotullimi në hyrje të Tiranës.
Paloka, me anë të statusit të tij në “Facebook”, bën një krahasim mes kryeministrit dhe ekstremistëve grekë që dogjën flamurin shqiptar pak ditë më parë, duke shprehur se mes tyre nuk ka dallim.
“Çfarë ndryshimi ka ky qelbësira nga ata që digjnin flamurin shqiptar pak ditë më parë? I vetmi vulgaritet që duhet zhdukur një orë e më parë nga jetët tona”, shprehet Paloka, duke e shoqëruar statusin e tij me një foto montazh, ku në vend të diktatorit ka vendosur Ramën, në bustin që rrëzohet.