Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD-së depoziton kërkesën: Të mbyllet ERTV-ja

Deputeti i PD-së depoziton kërkesën: Të mbyllet ERTV-ja

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka depozituar pranë AKEP-it, kërkesën për mbylljen e ERTV-së, platformës që transmeton aktivitetet e kryeministrit Edi Rama. Propozimin e tij, Boçi e bëri të ditur gjatë mbledhjes së komisionit të Medias ku ishte thirrur në një seancë dëgjimore kreu i AKEP sa i takon mbylljes së faqes satirike kryeminsitri.com, faqe e cila ironizonte me qeverinë.

Në fjalën e tij, Boçi tha se ka kërkuar mbylljen e ERTV-së pasi ka përmbajtje të paligjshme, sharje, fyerje si dhe satirë duke i kërkuar institucionit të AKEP që të ndjek të njëjtin standard që ndoqi edhe kur mbylli faqen kryeminsitri.com

“Çdo deputet është autoritet publik dhe në këtë cilësi të ligjit që keni hartuar ju, mbrëmë kam bërë një kërkesë fare të thjeshtë, ma jep të drejtën ligji juaj nuk është filozofia ime kjo, por këtu kam plotësisht të drejtë. Unë si autoritet publik, tek faqja juaj u kam dërguar një email dhe duke konstatuar që televizioni ERTV, që është në faqen e Facebook-ut të kryeministrit, ka përmbajtje të paligjshme, e argumentoj, ka sharje, fyerje, denigrim, madje dhe tallje ka dhe satirë aty brenda, duhet ta mbyllësh sepse mbylle një për satirë do mbyllësh dhe atë për satirë, dhe për këto arsye shumë të thjeshta kam kërkuar dhe po e kërkoj publikisht mbylljen e faqes së ERTV-së”, tha ndër të tjerash Boçi.

Të fundit