Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD: Shteti negocioi në kushtet e krimit, e rëndë

Deputeti i PD: Shteti negocioi në kushtet e krimit, e rëndë

Vetëdorëzimin e Klement Balilit, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si dorëzim të qeverisë. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Alibeaj është shprehur se shteti arriti të negociojë në kushtet e krimit dhe kjo është e rëndë.

“Njëri nga të dyshuarit për aktivitet kriminal sot është pas hekurave. Ka rreth 3 vite që lakohet emri i Balilit. Skenari i djeshëm i vetëdorëzimit nuk ishte zbatimi i ligjit, por dorëzim i qeverisë.  E gjitha është një inskenim, pasi ai përcakton kohën, përcakton momentin, dhe vendos kushte. Ky është fundi i një shteti të brishtë. Shteti arriti të negociojë kushtet e krimit. Sfondi nuk është fakti që ka pasur negociatat, por që 15 herë policia ka dështuar ta kapë sipas ligjit. Pra kemi një shtet që nuk kontrollon territoret e vet. Në një situatë ku midis shtetit dhe krimit, krimi vendos kur dorëzohet dhe kur del nga burgu. Krimi bën ligjin dhe kjo është e rëndë. Lista e kriminelëve vazhdon të shtohet dhe pjelloria e kësaj Rilindje ka shtuar kriminelët. Pra nuk është sukses ndaj të mirës kundër të keqes”, shprehet Alibeaj.

Deputeti i PD siguroi se opozita do të jetë pjesëmarrëse në seancën e sotme të jashtëzakonshme, ku pritet të shqyrtohen dekretet e ministrave të rinj, pasi ajo është një seancë jo normale.

“Do kemi një mbledhje grupi në orën 14:00. Kjo është një qeveri e cofur dhe qëndron mbi votën e grabitur dhe të blerë.  Ky vend nuk ka formalisht as qeveri dhe as qeverisje. Ka rënë gjithë qeveria praktikisht. Rama zgjodhi njerëz anonimë dhe jo përfaqësues të qytetarëve si ministra. Kjo e seancë duhet të ketë debat pa limit”- tha Alibeaj.

Të fundit