Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS bëhet baba për herë të tretë, vjen në jetë Kler

Një pjesëtarë më shumë në familjen e deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Shalsi.

Deputeti është bërë baba për herë të tretë dhe lajmin e bukur e ka konfirmuar ai vetë dhe bashkëshortja e tij në rrjetet sociale.

“Pafundësisht e lumtur që Zoti e bekoi familjen tonë me vogëlushen Kler. Mirëserdhe në jetë princesha jonë”, shkruan bashkëshortja e tij, Era Shalsi Lici, shoqëruar edhe me foton e dorës së vogëlushes.

Ndërkohë, vetë Shalsi shkruan më shkurt: “Kler Shalsi erdhi në jetë!”

Shalsi ka një djalë nga martesa e tij e parë, Patrikun dhe më pas Samuelin dhe Klerin nga martesa e dytë me arkitekten Era Lici.

Të fundit