Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS bën llogaritë: Kur do shkarkohet Ilir Meta nga parlamenti

Deputeti i PS bën llogaritë: Kur do shkarkohet Ilir Meta nga

Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti, parashikon se shkarkimi i presidentit Ilir Meta do të ndodh në muajin shtator. Pas raportit të Komisionit Hetimor, “koka” e Metës do të shkojë në Kuvend për tu votuar nga deputetët, permes një procedure të fshehtë.

“Komisioni është operativ dhe ka nisur që dje.  Do të filloj menjëherë puna për përgatitjen e kalandarit. Unë besoj se në muajin shtator do të kemi një raport përfundimtar në lidhje me shkeljet kushtetuese të Presidentit të Republikës. Brenda muajit shtator do të jetë i përmbyllur i gjithë ky hetim dhe më pas do të çojmë në Kuvend. Kuvendi pastaj voton me votë të fshehtë për shkarkimin. Unë besoj se brenda shtatorit do të kemi një raport përfundimtar të këtij komisioni. Është çështje ditësh, sepse do të kemi të përmbyllur edhe Gjykatën Kushtetuese dhe shpresoj që do të plotësohet ajo brenda korrikut”, deklaroi ai në emisionin “Dritare” në News 24.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Presidenti ka shkelur kushtetutën e vendit, ndërsa Meta këmbengul se të gjitha veprimet e tij kanë qenë të bazuara në ligj dhe në kushtetutë duke hedhur poshtë kështu pretendimet e tyre.

Të fundit