Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS e thotë hapur: Rama dhe Tahiri duhet të japin llogari për kanabizimin e vendit

Deputeti i PS e thotë hapur: Rama dhe Tahiri duhet të japin llogari

Deputeti më i ri i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, ai u shpreh se Rama dhe Tahiri janë përgjegjës për situatën e kanabisit në vend, pasi nuk e kanë vlerësuar seriozisht situatën.

“Tahiri mban përgjegjësi për problemet e mosfunksionimit të strukturave të policisë në luftën kundër kanabisit. Përgjegjësia mbetet përgjegjësi. Ka përgjegjësi dhe Rama. Pavarësisht luftës sistematike diçka mbeti që nuk u bë mirë deri në fund.Nuk u vlerësua seriozisht lufta kundër kultivimit të kanabisit. Për deputetllëk unë e kam mbyllur hesapin, jam jurist”, u shpreh Braho.

I pyetur nga gazetari se a ka bërë Rama gabime gjatë qeverisjes së tij, Braho u përgjigj: “Ka gabime qeverisja. Nuk është çudi pse largohet një Ministër, dy Ministra. Për Xhafaj nuk ka asnjë lloj akuze. U ndez një fishekzjarr se ka bërë ndryshimet e ligjit, një bllof i tërë. Ai ndryshim rëndon pozitën e të vëllait. Por deputeti nuk heq përgjegjësinë nga paraardhësi i Xhafajt”.

Nga ana tjetër, ai shtoi se audio-përgjimi i publikuar nga Partia Demokratikë është insektin.

Të fundit