Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS ftohet në emision, por ngatërron televizionin

Deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj ka marrë një ftesë për të qenë pjesë në emisionin e drejtuar nga gazetari Rezear Xhaxhiu.

Ndoshta pak i nxituar për ta ndarë me të gjithë se ku do të jetë i ftuar sonte mbrëma, deputeti si duket jo shumë i informuar, ngatërron ekranin ku punonte më parë Xhaxhiu me atë ku shfaqet aktualisht.

Fillimisht, ai njofton në rrjetet sociale se sot do të jetë i ftuar në ‘News 24’ i ftuar nga gazetari Xhaxhiu, sipas tij për të folur për një sërë çështjesh, politika, letërsia, piktura etj.

Megjithatë, Xhaxhiu prej kohësh nuk është më pjesë e këtij televizioni dhe është bashkuar me televizionin e ri ‘Fax News’.

Pas rreth një ore nga ky status, Velaj e ndryshon dhe e sqaron edhe një herë për ndjekësit e tij se intervista shfaqet në ‘Fax News’ dhe jo ‘News 24’.

Të fundit