Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS i bindur: Lleshi do dekretohet nga Meta brenda shtatë ditëve

Deputeti i PS i bindur: Lleshi do dekretohet nga Meta brenda shtatë

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja ka folur në lidhje kërkesën e dytë të kryeministrit Rama për dekretimin e Sandër Llëshit si ministër i Brendshë.

I ftuar në studion e lajmeve të Vizion Plus, Manja theksoi se Meta shtatë ditë afat për të hedhur firmën, ndërsa shtoi se Presidenti nuk ka asnjë arsye për ta refuzuar sërish Lleshin.

“Po është e vërtetë që sot kryeministri e ka ripropozuar z. Sandër Lleshaj tek presidenti për ministër të Brendshëm, propozimi është shoqëruar dhe me një relacion shpjegues nga ana e kryeminstrit, Presidenti sipas kushtetutës ka një afat 7 ditor për tu shprehur mbi këtë propozim të ri të Kryeministrit, shpresojmë që çështja të zgjidhet brenda kriterit kushtetues që ne kemi, ne besojmë se për sa kohë presidenti nuk ka dhënë një arsye bindëse përtej frazës që nuk kam krijuar bindje të plotë për ti dhënë besimin e plotë Sandër Lleshaj, për sa kohë që nuk ka një arsye kushtetuese për refuzimin e kandidaturës le të presim që kjo çështje le të zgjidhet”, sqaroi Manja.

Vizion Plus zbardh relacionin e Ramës për Lleshin: Iu drejtua Metës me ‘fjalët e amerikanëve’

Të fundit