Deputeti i PS kërkon të anulojë projektligjin: Ligji shkelet në Kuvend, të zbatohet këtu më parë; Ruçi: Denoncoje duke nisur nga unë

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka kërkuar të anulojë nga rendi i ditës projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” që në nisje të seancës plenare.

Ai tha se duhet jenë fillimisht deputetët dhe zyrtarët e Kuvendit dhe Kryesisë ata që duhet ta zbatojnë fillimisht e më pas të kërkohet me ligj edhe nga shkelës të tjerë.

Beqaj: Propozoj që projektligji “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” të mos votohet sot dhe të shtyhet pasi propozimet e ardhura nuk e zgjidhin. Ne fillimisht duhet ta zbatojmë vetë këtë ligj në godinën e kuvendit dhe kryesinë e Kuvendit, nuk është e drejtë të rëndojmë shkelësit, ndërkohë nuk jemi vete të gatshëm për ta zbatuar. Ta zbatojmë këtu një herë, e më pas ta votojmë.

Ruçi: Nuk e kuptova, të marrim angazhim ne, pastaj të votojmë ligjin?

Beqaj ia përsërit nga vendi.

Ruçi: Nuk është arsye për ta hequr nga rendi i ditës, kjo është retorikë. Duhet ta denoncosh këtë rast, duke filluar nga unë si duhanpirës.