Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Deputeti i PS kujton tërmetin fatal në Shkodër, kërkesë Ramës: Ka ardhur koha mos t’i shtrijmë dorën askujt
Deputeti i PS, Paulin Sterkaj i ka drejtuar një kërkesë konkrete kryeministrit Edi Rama, gjatë mbledhjes së Grupit, për koordinimin e detyrave për familjet e prekura nga tërmeti.
Sterkaj kërkoi një fond të posaçëm nga qeveria për raste të tilla dhe se programe në media për qetësimin psikologjik të fëmijëve, ndërsa kujtoi përvojën e tij të tërmetit të para 30 viteve mnë Shkodër, ndërsa Sterkaj ishte 18 vjeç.
“Unë isha 18 vjeç kur ra tërmeti i madh në Shkodër para 30 vjetësh, kam dhënë kontribut mbaj mend me njerëzit që u lënduan. Mendoj se ka ardhur koha me pas fond çdo qeveri për këto raste dhe mos ti shtrijmë dorën askujt që të veprojë. Ministrat përkatës të infrastrukturës të gjejnë specialistë të duhet për ti bërë propagandë publikut psikologjikisht cdo fëmijë sot në Tiranë e Durrës i plagosur psikologjikisht nga tmerri, më mirë solidaritet me specialiste të fushës në tv se sa ne si deputete më propagandën.Pra me pasë programe televizive për tërmetin, për atë që kaloi e për atë që vijnë një ditë, por shqetësimi im është fondi, duke filluar nga deputetët dhe pagat e veta”, tha Sterkaj.