Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS- ministrit të Qeverisë: Ky është super krim. Shihe!

Deputeti i PS- ministrit të Qeverisë: Ky është super krim.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka publikuar disa foto nga Grabiani i Divjakës ku denoncon shkatërrimin e 100 hektarë tokë bujqësore. Braçe i kujton ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, se  i ka kërkuar 10 muaj më parë të verifikonte zbatimin e kontratave të dhënies së tokës bujqësore me qira, tek biznesmenë që nuk kanë lidhje me këtë sektor, por ky verifikim nuk është kryer.

Braçe kërkon nga Peleshi që të reagojë për shkatërrimin e tokave bujqësore, në një kohë kur sipas tij, infrastruktura ka arritur në nivele të mira.

Reagimi i Erjon Braçes:

KRIMI ME SUPER TOKEN BUJQESORE!

10 MUAJ PASI I KERKOVA MINISTRIT TE NDERHYNTE!

10 muaj me pare,

i kerkova ministrit te Bujqesise,

te verifikonte zbatimin e kontratave te

dhenies se tokes bujqesore me qira,

tek biznesmene te ndryshem pa lidhje me bujqesine.

I solla te qarte rastin e nje siperfaqe mbi 100 hektare,

ne Sektor Ferras-njesia Grabian, bashkia Divjake!

Nje kontrate e dites se fundit e qeverise Berisha per Luleshtrydhe, Rukola e Fasule,

ishte nenkontraktuar per te kultivuar oriz mu aty!!!!

10 muaj me pas,

gjendja eshte kjo ne kater fotot e para;

Sic duket, ne toke nuk ka as luleshtrydhe, as rukola e as fasule, madje nuk ka as oriz!

Ka vec ferra!

Toka pas “kultivimit” te orizit u shkaterrua

deri ne kete gjendje!

Ka marre fund-me thane bujqit ne Ferras!

Ky eshte krim me super token bujqesore, minister!

Troc e qarte, krim!

Shihe! Eshte toka me pjellore ne vend!

Nderkohe,

pikerisht ne, kemi ndertuar te gjithe infrastrukturen aty;

Vaditje, kullim dhe rruge.

Nderkohe,

bujqit siper ne koder-Spolata eshte aty,

nuk gjejne me asnje centimeter toke per serat e tyre;

bujqit ne parcelat ngjitur, mirembajne token me punen e shpenzimet e tyre,

madje deri ne bukuri.

Shihini pamjet!

Ndekohe akoma,

ne te Divjakes, vijojme te sherbejme fort per kominitetin,

me sa fuqi mundemi- vaditje e kullim,

sic ne keto foto ne Cerme Sektor,

madje duke shpetuar edhe banesat e fundit,

lene nen meshiren e ujrave!

Diferenca eshte e thelle!

E dini pse?

Sepse prona publike nuk mbrohet si “e jona”,

madje nga “e jona” e dorovisim si “e tyre” dhe,

ata e shkaterrojne si “e jona”!

Kaq!

Të fundit