Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS paralajmëron shqiptarët për Edi Ramën: Është e keqja e vendit, 10 nivele më poshtë Saliut

Deputeti i PS paralajmëron shqiptarët për Edi Ramën:

Deputeti i PS, Vladimir Kosta ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, të cilin e konsideron të keqen e Shqipërisë.

Duke replikuar me avokat Spartak Ngjelën, Kosta shkruan se Rama nuk e do Shqipërinë dhe ka abuzuar shumë me pasurinë kombëtare. Për Kostën, Rama është 10 nivele poshtë Sali Berishës dhe i ngjashëm me Efraim Diverolin, kontrabanduesin amerikan të armëve.

Reagimi i Vladimir Kostës:

Avokat Ngjela , Rama është 10 nivele më poshtë se Saliu .

MË E KEQJA E SHQIPËRISË !

Avokat, ti e njeh me kohë Ramën , unë këto 4 vite që e njoha e them me bindje se ai nuk e do këtë vend ... gjithçka që ka bërë deri më sot janë të verifikueshme dhe hetohen shumë kollaj qoftë edhe për punimet e maskuara.

Rama ka abuzuar shumë me pasurinë kombëtare , për mua ti kalojë prokurorisë dhe jo më të kërkojë votën për kryeministër !

Ky kryeministër ja hoqi një vakt buke popullit shqiptar dhe ti i ke dalë në mbrojtje deri më sot!

Është 10 nivele më poshtë se Saliu për të cilin ju skeni rreshtur duke e akuzuar.

Mbroje këtë vend, se Rama bën çmos ta zhdukë OPOZITËN .

Edhe diçka, nëse e ke parë filmin "Ëar dogs" Rama është tipiku Diveroli i ngjashëm në karakterin e atij kontrabandisti!

Të fundit